Historia e Donald Veshajt dhe e Beatrix Ramosaj ka qenë historia më e komentuar nëpër rrjetet sociale gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Albania VIP, e cila përfundoi pasi dolën nga shtëpia më e përfolur në Shqipëri.
Albërie Hadërgjonaj, e ftuar në emisionin “E diell”, ka rrëfyer se ka shkruar një këngë për historinë e dashurisë së mbesës së saj Beatrix Ramosaj, por që Beatrix nuk e ka lejuar ta publikojë sepse mendon se është momenti që njerëzit ta vlerësojnë për talentin e saj dhe se nuk dëshiron të përfitojë nga askush.
“Është gocë e mençur, mesi pres, ka edhe një baladë që ia kam shkruar pas daljes së Big Brother. Po thotë se nuk dua sepse njerëzit do e personifikojnë, unë e kam shkruar si teze. E kam shkruar për atë histori. Por ajo e ndaloi rreptësisht. Më ka bërë përshtypje, një vajzë shumë e mençur. Unë i thashë, të gjithë po përfitojnë, nxirre dhe ti. E më tha, teze është momenti që njerëzit të më shohin dhe vlerësojnë për talentin që kam. Edhe për atë që kam për të dhuruar. E nuk dua të përfitoj nga askush. Dhe më ka lënë pa fjalë. është e mirë, shumë pozitive. është me të vërtetë shumë dinjitoze”, tha Albërija.