Raffaella Fico është sërish beqare. Ka qenë ish-konkurrentja e “Big Brother Vip” që ka paralajmëruar përfundimin surprizë të lidhjes me Piero Notin. “Të them të drejtën u ndamë…nuk jam më e fejuar”, ka shkruar Fico duke iu përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj. “Lidhja ime sentimentale, doli të ishte një zhgënjim i madh për mua”, shtoi ajo pa dhënë detaje të mëtejshme për arsyet e ndarjes.
Raffaella Fico nuk u ka shpëtuar kuriozitetit dhe pyetjeve që i bënin fansat në Instagram dhe nuk e fshehu as lajmin e përfundimit të historisë së dashurisë me Piero Nerin me të cilin ishte e lidhur prej rreth një viti. Vetëm pak muaj më parë të dy rrëfyen në TV gjatë emisionit “Le Iene”, duke iu nënshtruar një testi dashurie në të cilën premtuan se do të ishin partnerët e fundit seksual për njëri-tjetrin.
Pak para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Fico u fotografua nga “Chi” së bashku me atë që ishte dashuria e re, në fund të gushtit 2021 në ishullin Elba.
Duke folur për reality show-n, Raffaella gjithashtu përsëriti gatishmërinë e saj për të ribërë Gf Vip. Ndërsa tha se ende dëgjon Francesca Cipriani dhe Ainett Stephens nga edicioni i kaluar dhe se Jessica Selassié i pëlqente shumë.
Pyetjet e ndjekësve u fokusuan më shumë tek jeta e saj private dhe Raffaella tha: “Jam e kënaqur, kam një vajzë të bukur që është kuptimi i jetës sime”. Pia ka lindur në vitin 2012 nga lidhja me Mario Balotellin. E pyetur se çfarë marrëdhënie ka aktualisht me lojtarin, Raffaella është përgjigjur pa hezitim: “Jemi në kushte të shkëlqyera”.