Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot me shumë mundësi do të jetë pjesë e bardhezinjve dhe për sezonin e ardhshëm, me Mançester Junajtid që duket se ka braktisur pistën që të çon të francezi pas kërkesave të larta ekonomike.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, mamaja e 27-vjeçarit e cila është edhe agjentja e tij i kishte kërkuar “Djajve të Kuq” që kontratë 4-vjeçare me një pagë 10 milionë euro neto në sezon për të pranuar transferimin në Angli.
Në këto kushte Junajtid e vlerësoi koston e transferimit shumë të lartë dhe vendosi të hiqte dorë nga Rabiot, me zemërimin që kalon në anën e drejtuesve të Juventusit që po shpresonin të arkëtonin rreth 20 milionë uro nga kjo marrëveshje.