Një tjetër artist i famshëm i bashkohet “Sunny Hill” që do të mbahet në Tiranë më 26, 27, 28 gusht. Artisti me prejardhje shqiptare, Action Bronson, do të performojë në një nga netët e festivalit.


Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram. I njohur me emrin artistik, BamBaklava, këngëtari është emri i gjashtë i zbuluar për “Sunny Hill Tirana” pas Dafina Zeqirit, Tananai, Dren Abazit, Elgit Doda dhe Fedezit.