Gëzimi më i madh për shqiptarët është kur talenti dhe puna jonë vlerësohet në mbarë botën. Toka shqiptare është një vend me njerëz të bukur dhe shumë të talentuar, ndaj edhe bota njeh plot emra shqiptarë që ia kanë dalë.

Përmendim këtu një prej tyre, këngëtaren shqiptare nga Kosova, Rita Ora. Artistja na ka bërë gjithmonë krenarë me arritjet e saj dhe na i ka çuar zemrat peshë sa herë ka përmendur origjinën e saj.

Kudo të jetë, sa herë i jepet mundësia, Rita s’lë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën, nuk lë pa folur për rrënjët e saj, njerëzit mikpritës dhe ushqimet kaq të shijshme tradicionale.

Megjithëse është shpërngulur nga Prishtina në Londër në moshën 1-vjeçare, prindërit e saj kanë ruajtur kulturën dhe gjuhën dhe i kanë ushqyer Ritës dashurinë për atdheun.