Astrologët thonë se disa shenja janë më romantike se të tjerat. A jeni ju mes tyre?
Gaforrja
Nga të gjitha shenjat e horoskopit, më romantike është Gaforrja. Kjo shenjë jo vetëm që pëlqen të dashurojë por shqetësimi i tyre është që dashurojnë shumë lehtë. Kjo nuk do të thotë se ata janë kapriçioz në dashurinë e tyre, por se të lindurit në këtë shenjë zodiakut kanë më shumë gjasa se çdo shenjë tjetër të dashurohen më shumë se një herë në jetën e tyre.
Peshqit
Peshqit janë romantikë të mëdhenj dhe kjo është gjë e bukur. Peshqit duan shumë (megjithëse jo aq shpesh sa Gaforrja) sa mund t’ju thyhet zemra. Por ndërsa disa shenja të zodiakut mund të përpiqen të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur dhimbjen, Peshqit e konsiderojnë atë si një leksion. Është një rrezik për dashurinë, dhe Peshqit e dinë këtë, por është gjithashtu një rrezik që ata nuk e kanë problem ta marrin.
Virgjëresha
Ne mund të mendojmë për Virgjëreshën si shenjën më të pafajshme të zodiakut, kështu që ndoshta dashuria është diçka që ata nuk e kuptojnë vërtet, por kjo nuk është e vërtetë. Për shkak të pafajësisë, ata janë në gjendje të duan. Ata kanë një nga zemrat më të mira në astrologji dhe nëse duan të përjetojnë dashurinë e vërtetë, ata e zotërojnë patjetër këtë.
Peshorja
Kur bëhet fjalë për një nga shenjar romantike, Peshorja zakonisht nuk mendon se mund të jetë afër kësaj liste. Problemi është se Peshores i pëlqen të mbajë distancë. Edhe kur janë me dikë dhe të dy janë të dashuruar, pra ambienti është i sigurt, Peshorja vazhdon të jetë e turpshme. Një Peshore ndoshta do ta dojë dikë më shumë se kushdo tjetër, por dikush mund të jetojë gjithë jetën e tij pa e ditur kurrë.
Demi
Nuk do të thonit se një Dem kokëfortë nuk mund të jetë një shpirt romantik por kur është i dashuruar, është sikur të jetë një person krejtësisht tjetër. Këta persona duan të kalojnë gjithë kohën e tyre me dashurinë e tyre, t’u bëjnë dhurata dhe të sigurohen që partneri/ja do të jetë i/e lumtur. Të shohësh një Dem të dashuruar është diçka e veçantë, është e çuditshme dhe nuk do ta besoje kurrë si të vërtetë.