Cristiano Ronaldo vijon të mbetet emri më i diskutuar në merkaton e verës.
Kjo për faktin se portugezi ka kohë që e ka kërkuar largimin nga Manchetser United dhe uron që kalimit të tij në një tjetër klub të mbyllet para datës 31 gusht, datë kur mbyllet zyrtarisht dhe transferimi i lojtarëve.
E ardhmja e Ronaldos nuk do të jetë as tek Atletico Madrid dhe as në Spanjë. Mes shumë hipotezash, së fundi ka dalë në skenë Bundesliga dhe më konkretisht për një transferim tek Borusia Dortmund.
Siç raportojnë mediat gjermane, orët e fundit kanë qarkulluar zëra se ka pasur një takim mes drejtuesve gjermanë me agjentin e lojtarit Jorge Mendes dhe ky i fundit i ka ofruar futbollistin e tij verdhezinjve.
Detaje të tjera nuk tregohen por Dortmund vështirë se mund të përballojë financat e lojtarit, negociatat kanë nisur. Megjithatë edhe pse ende nuk ka diçka konkrete mes palëve, ky lajm ka pasur një efekt të menjëhershëm për klubin verdhezi, pasi aksionet e verdhezinjve kanë pasur një rritje me 2.3%.
Dëshira për të luajtur në Champions League, forma e dobët në dy javët e parë me fanellën e United si dhe krisja e marrëdhënieve më teknikun Erik Ten Hag kanë shtuar zërat se Ronaldo është gati për të nisur një tjetër aventurë.
Në Europë apo jo kjo mbetet për t’u parë, por vetë lojtari ka theksuar se pas dy javësh do ketë një prononcim për mediat ku do të tregoi gjithçka lidhur me të ardhmen e tij.