“Cristiano Ronaldo qëndron te United. Jo, do të shkojë te Atletico Madrid. CR7 është në thyerje totale të mardhënieve me Ten Hag dhe ha vetëm në mensë.
Ai dëshiron të kthehet te Sporting Lisbonë për të luajtur Champions League. I është ofruar Milanit, Interit dhe Napolit…“.
Pas një vere me thashetheme, ylli i Manchester United turbullon ujërat dhe në rrjetet sociale lajmëron një intervistë në të cilën do të tregojë të gjithë të vërtetën.
Duke iu përgjigjur një postimi në Instagram që fliste për transferimin e tij të mundshëm te Atletico Madrid, portugezi, i cili luajti ndeshjen e tij të parë me Djajtë e Kuq më 16 gusht të 19 viteve më parë, është përpjekur të ndalojë thashethemet që pasojnë njëra-tjetrën për të ardhmen e tij:
“Do ta mësojnë të vërtetën pas dy javësh, kur të jap një intervistë. Mediat gënjejnë. Unë kam një koleksion të tyre në shtëpi dhe nga 100 lajme vetëm 5 janë të vërteta. Ndiqni këtë këshillë”.
Tani ka një pritshmëri të madhe për fjalët e tij, të gjithë duan të dinë se cila do të jetë e ardhmja për një lojtar që ka bërë historinë e futbollit, por sot, në moshën 37-vjeçare, ai është ‘i burgosur’ i një kontrate miliona dollarëshe që askush nuk duket i gatshëm t’ia ofrojë më.