Këngëtarja Ronela Hajati ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale, nga puthja e parë, jeta personale dhe mëmësia.
Artistja ka zbuluar gjatë një mini-interviste se puthjen e parë e ka dhënë në vitin e 3-të në gjimnaz, por e cilësoi si “traumë”.
Ndërsa pyetjes se kur do bëhet nënë me shaka iu përgjigj “40 vjeç dhe do ia marr shpirtin”.
Pjesë nga biseda virtuale:
Kur do e shohim Ronelën me fëmijë?
Ronela Hajati: 40 vjeç dhe do ia marr shpirtin. P.S. janë punët e Zotit se bëj shaka
Ronela Hajati: Viti i tretë, gjimnaz! Traumë
A ndihesh ndodnjëherë vetëm?
Ronela Hajati: Shumë shpesh! Nuk kam baba, as vëllezër, as motra, s’kam burrë e as të dashur, kushërinjtë e mi nuk jetojnë këtu. Kam shumë miq dhe mami janë të vetmit që kam. Por unë shoqërinë e kam flakë kështu që kam fat!