Nga Enver Robelli
-Sipas një ankete të institutit të njohur turk Konda, 58 për qind e grave të moshës së re nuk bartin shami. Para një dekade 50 për qind e grave nuk mbuloheshin. (Anketa është zhvilluar më 2018). Pra, brenda një dekade në Turqi është rritur numri i grave që nuk bartin shami
– Shaminë turban, e cila mbulon krejt flokët, e bartin vetëm 6 për qind e grave, në vitin 2008 ishin 16 për qind
– Një anketë e Universitetit Hacettepe të Ankarasë (e publikuar vitin që shkoi) tregoi se 63 për qind e të rinjve turq mes moshës 15 dhe 24 vjeç nuk e shohin si pozitive të ardhmen e Turqisë
– 72 për qind madje duan të ikin nga Turqia sikur të kishin mundësi
– 63 për qind e të rinjve të anketuar nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë
– Vetëm 17 për qind u besojnë autoriteteve fetare
– Vetëm 19 për qind i besojnë sistemit presidencial të Erdoanit
– Mediave shtetërore (të kontrolluara nga qeveria) u besojnë vetëm 7 për qind e të rinjve
– 70 për qind i besojnë shkencës
– 98 për qind përdorin mediat sociale, kryesisht si burim informimi
– Vetëm 30 për qind e të rinjve thonë se janë shumë besimtarë
– 57 për qind thonë se besojnë në zot, por nuk janë fetarë
– Rezultati i politikave konservatore të presidentit Rexhep Taip Erdoan është ky: gjithnjë e më shumë gra refuzojnë shaminë, të rinjtë (gra e burra) duan të emigrojnë, kryesisht në Perëndim. Në Jemen, në Afganistan, në Arabinë Saudite nuk dëshiron të emigrojë pothuaj asnjë turk. Të rinjtë më shumë i besojnë Ataturkut se Erdoanit.