Nga Ardit Rada
Sali Berisha dhe Ilir Meta po përjetojnë stinën më të nxehtë të karrierës së tyre politike. Në të gjitha kuptimet. Që tek afshi që u sjell e nesërmja e pasigurtë për ta dhe familjet e tyre, pas non-gratave e dosjeve; Tek veprimet e pakontrolluara që bëjnë në publik.
Fjala bie, demokrat ose jo, të gjithë e kuptojnë shfaqjen e shëmtuar që bëjnë çdo ditë të dy. Domethënë, të hënën dhe të martën Sali Berisha del në televizor në orën 12:00 i instruktuar që ta mbyllë gjer në 13:00. Sepse në 1 te drekës del Ilir Meta. E mërkura është pushim për arsye të panjohura. Atë ditë Saliu nxjerr dhëndrin, Ilir Meta Briseidën ose Silvën. I fut edhe një status në Facebook pasdite Tedi dhe Titi dhe plotësohet norma e mbulimit mediatilk.
Por problemi qëndron se sa më naive të jenë mediat, aq më qesharake bëhet dyshja që s’e qas më njeri përveçse Azejrbaxhani. Nëse mendojnë se po bëjnë dikë, apo disa për budallenj, gabohen. Domethënë askush s’e beson Ilir Metën kur thotë të shtunën se po niset me Petrit Vasilin për në Jalë ku e presin qindra të rinj. Pastaj shfaqet prap të martën në Tiranë pa Vasilin dhe thotë se e ktheu nga rruga halli i korrupsionit.
Tri ditë për të vajtur në Jalë i duhen njeriut që me helikopter privat çoi palmat në vilën për ditëlindje (e ka pranuar familjarisht dhe publikisht). Dhe në darkë meqenëse këtë herë vërtetë është rrugës për atje, nxjerr Silva Cakën dhe Briseida Shehajn për t’i rënë qemanesë së vjetër të LSI-së me emër të ri.
Sali Berisha e zgjidhi ndryshe. Ters apo jo ters e marta, shkoi në një teqe bektashije në Bulqizë që e kishin zgjedhur të priste edhe shiritin e inaugurimit. Të paktën kështu thotë ai, që me duart duke u lutur para varrit të një dervishi mendoi se po i prek në telat bulqizakët.
Domethënë, meqenëse Bulqiza është në Qarkun Dibër dhe Dibra ka bërë luftë me asqerët e Krajlit, u ankua për Beogradin që ka futur duart në ezekutivin tonë. Më herët kish harruar që rusët e Gramshit i prangosi kjo qeveri dhe vajtoi se Edi Ramën e ka kapur Kremlini dhe neve na presin ditë të zeza me këtë agjent në krye.
Të gjitha këto nuk janë shakara. Janë pasqyra e opozitës të martën e 22 Gushtit që paralajmërojnë një shtator të ethshëm. Dhe që në fakt duhet besuar. Berisha ka hallin e non-gratës mos e fshin me molotovë. Ai tjetri të lekëve.
E ku është mësuar Ilir Meta të mos fusë duart në lekët e shtetit kaq gjatë!
I thonë fiks një muaj pa pushtet që prej 13 vitesh.