Sara Hoxha ka nisur të dalë më shpesh në intervista duke na zbuluar më shumë për jetën e saj dhe të Ledrit. E ftuar së fundmi në “Prive”, blogerja ka folur që nga marrëdhënia e saj me Ledrin, mëmësinë dhe planet për të ardhmen.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar edhe tri tiparet më të mira të Ledrit.

“Ai është shumë punëtor, punon pa fund. Nuk është ziliqar, mundohet gjithmonë të ngrejë e të marrë e dikë tjetër me vete. Nuk punon vetëm për vete…E treta, a quhet që ai është një baba kaq shumë i mirë?”, tha Sara.