Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore.
Duket se në daljet e këngëtareve tona nuk dëgjohet vetëm muzika, por vëmendje të madhe tërheq edhe ‘look-u’ i tyre. Sic ka ndodhur së fundi me Gretën, së cilës i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës që e komplimenton për veshjen e saj.
“Veshja shumë mirë se kohët e fundit s’po dihet a shkojnë të dëgjojnë muzikë të mirë apo të shohin këngëtare të zhveshura deri në maksimum duke bërë twerk”, i shkruan një ndjekëse Gretës kurse këngëtarja e falenderon.
“Akoma s’kam parë një këngëtare që shkon kaq e thjeshtë në koncertin e saj po lyhen e stërlyhen gati lakuriq. Shumë respekte, më habite shumë”, i shkruan një tjetër Gretës.
“Kam qindra mesazhe të tilla sot”, tregon Greta.