Po aq sa është koha perfekte dhe më e përshtatshme për pushime, vera është po ashtu dhe një stinë paksa e vështirë për lëkurën e trupit kjo për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm në diell si dhe përballjes me temperaturat e larta.
Shumica e njerëzve duhet të jenë të vetëdijshëm se mbrojtja bazë që nuk duhet të injorohet është kremi kundër diellit. Në veçanti, buzët janë një pjesë delikate e trupit tuaj dhe kanë nevojë për vëmendje të veçantë gjatë të gjitha stinëve dhe kanë nevojë për një përkujdesje më specifike.
Denoncon Partia e Lirisë: Punonjësi i thjeshtë i inceneratorit të Elbasanit u bë pronar kompanish në Malin e Zi! SPAK të nisë hetimet
1. Aplikimi i kremi hidratues çdo ditë
Ju mund të mendoni se buzët e thata janë zakonisht një problem dimëror. Megjithatë, edhe vera i lë buzët tuaja pa lagështi, kjo është arsyeja pse ju duhet t’i hidratoni ato duke përdorur balsamët dhe hidratuesit e duhur të buzëve
2. Kremi hidratues duhet të jetë i pasur me SPF
3. Trajtimi i buzëve me maska. Për shembull, kombinimi i sheqeri dhe vajit të ullirit, të cilit i keni shtuar pak mjaltë do t’i pastrojnë në mënyrë perfekte buzët tuaja dhe do t’u japin atyre ushqim dhe butësi.
4. Para aplikimit të buzëkuqit rekomandohet aplikimi i një balsami, i cili do t’i mabajë buzët e buta.