Interi ka arkivuar fitoren me Leçen dhe ka nisur të mendojë për ndeshjen e radhës në kampionat, atë të së shtunës ndaj Specias.

Zikaltrit i janë rikthyer stërvitjes dhe Inzagi mund t’i gëzohet tashmë grupit të plotë në dispozicion të tij pas rikthimit në stërvitje të Danilo D’Ambrozios, mbrojtësit që ka kapërcyer sfidën me Leçen për shkak të një shqetësimi muskulor.

Interi që ka prapavijën pikën e tij të dobët, për shkak të merkatos që ende nuk ka sjellë mbrojtësin që kërkon Inzagi, do t’i gëzohet kështu rikthimit të italianit, që ka treguar një rendiment fantastik gjatë fazës përgatitore duke luajtur si në qendër dhe në të djathtë të mbrojtjes me tre.