Kanë mbetur edhe pak detaje, që skena e Sunny Hill Festival, të jetë gati për të pritur 40 yjet e muzikës, jo vetëm shqiptar të ftuar nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa. E vendosur në mes të kodrave të liqenit artificial, skena duket madhështore.
Një ndër organizatorët e këtij festivali, që zhvillohet për herë të parë në Tiranë, Fat Gjakova, tregon më tepër detaje.
“Gjithçka është sipas planifikimeve, jemi në përfundim të skenës dhe jemi shumë të lumtur që po afron festivali. Bileta ka ende, dhe sugjeroj të gjitë ata që duan bileta mos ta lënë për në ditë të fundit se mos shiten. Të gjithë artistët janë zbuluar. Është 3 ditor, akomodon 40 artisë dhe ne sjellim frymën e njëjtë, dedikimi është i njëjtë. Do vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim”, tha Gjakova.
Ai thotë se bileta që janë shitur janë të shumta, por kanë mbetur ende dhe për të gjithë ata që e duan një të tillë, Gjakova thotë se mund ti rezervojnë online, por edhe nëpërmjet pikave fizike.
“Ka ende një sasi të biletave, por ka shumë interesim të madh edhe nga bota, Italia, Greqia, Kosova dhe më gjerë. Në Kosovë kemi pritur njerëz nga e gjithë Evropa dhe njëjtë po presim dhe në Tiranë. Bileta ka ende dhe mund të vizitoni SUNNY HILL.com, por ka dhe mënyra tjera. Do jetë një pikë edhe në shesh prej sot, për ata që nuk e kanë marrë biletën. Një shifër nuk kam, por di që janë shitur pa fund”, tha Gjakova.
Ndërsa për të konsumuar ushqim apo pije, Gjakova thotë nuk do të ketë pagesa kesh, por ata do blihen nëpërmjet një aplikacioni që duhet shkarkuar në telefon.”Të gjithë ato që kanë biletën kanë një kod. Kur vijnë këtu marrin një byrzylyk. Po ashtu duhet të merret një aplikacion, dhe bileta e tyre bëhet valide dhe kuleta e tyre në festival. Në festival nuk paguhet me Cash, nëpërmjet bankës apo në pikat të cilat janë në festival për tu mbushur dhe pagesat bëhen nëpërmjet aplikacionit. Është shumë më e lehtë për të blerë pijet, ushqimin në festival. Bileta është e shfrytëzueshme për të 3 netët. Mjafton që të bësh ccekinin dhe byrzylyku është i vlefshëm “, tha Gjakova.
Festivali, do të mbahet me datë 26, 27 dhe 28 gusht. Më herët ky organizim madhështor u zhvillua edhe në kryeqytetin e Kosovës, pjesë e së cilit ishin rreth 100 mijë pjesëmarrës.