“Luje belin” këtë verë bëri bashkë Dafina Zeqirin dhe Orhidea Latifin e njohur si Kida.

Ishte hera e parë që dyshja bashkonin forcat, ndonëse projekti i tyre pati kritika të mëdha nga fansat. Kjo nuk i ndali Dafinën dhe Kidën, të cilat po shijojnë perezencën e njëra-tjetrës në koncerte.

Kur themi po shijojnë, e kemi në kuptimin e parë të fjalës. Së fundmi është bërë virale një video e këngëtareve, ku në përfundmim të performancës teksa përqafohen, Zeqiri i ledhaton të pasmet Kidës.

Nga fytyra duket se Daffy e shijoi në maksimum këtë moment. Ndërkohë fansat shikohen duke qeshur dhe brohoritur.

Kujtojmë që pas komenteve të shumta për këngën me Kidën, Dafina reagoi përmes një videoje në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar Dafina kishte vendosur në formë teksti disa nga komentet që ka marrë për këngën e saj, ndërsa ndërkohë që shfaqen këto kritika këngëtarja shprehej: “Oh vërtetet?”, “Çfarë do të presësh më shumë??”, “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”.