SPAK ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri’.
Nisur nga kjo situatë, avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se çdo njeri ka të drejtë të ngrejë akuza.
Ngjela tha se nuk ka arsye për t’u zmadhuar. Kushdo që ka bërë një krim do mbajë përgjegjësi.
“Do t’i drejtohem popullit, ç’do t’i drejtohesh popullit?! Ke gjykatë. Do shkosh në SPAK. SPAK-un e drejtojnë, ka deklaruar politika amerikane, e drejtojmë ne. Është drejtësia,” – sqaroi avokati.
Sipas tij nëse Meta është i pafajshëm kjo vërtetohet lehtësisht.
“Fakti që sillet kështu si të gjithë të pandehurit e tjerë të akuzuar, është i fajshëm. I pafajshmi shkon e merr pafajësinë në gjyq,” – deklaroi Ngjela.