Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire kanë qenë dy shënjestrat kryesore të fyerjeve në Twitter sipas një studimi të bërë nga “Ofcom” (autoriteti rregullues i telekomunikimit në Mbretërinë e Bashkuar) dhe që është transmetuar në BBC.
Dy lojtarët e Manchester United nuk janë të vetmit nga skuadra e tyre që kanë qenë në shënjestrën e tifozëve, sepse gjysma e ofendimeve të bëra gjatë sezonit të fundit u janë drejtuar vetëm 12 lojtarëve, 8 prej të cilëve aktivizohen me United.
“Cicërimat” ofenduese kanë kulmuar në ditën që Cristiano Ronaldo u kthye te Manchester United. Portugezi është përmendur atë ditë në 90% të të gjithë “tweet” drejtuar lojtarëve të Premier League dhe në 97% të “cicërimave” ofenduese.