Qindra qytetarë kanë dalë të protestojnë në Tiranë pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.
Protesta sensibilizuese po mbahet në Sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa të pranishëm janë edhe VIPA si Fifi, Afërdita Dreshaj, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja apo Evi Reçi.
Me thirrjet “Unë bërtita joooo” dhe me banderolën me po të njëjtat fjalë, ata po protestojnë në mënyrë paqësore.
Disa prej personave të njohur kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë.
“Unë jam fëmijë, pizhamet e mia nuk janë seksi”.
“Dua të dal në park pa frikë”.
“Si thuhet n shqip jo dmth jo”, shkruhet në disa prej pankartave të mbajtura nga qytetarët.
Home Lajme Aktualitet “Stop heshtjes!”/ Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, qindra qytetarë protestojnë në Tiranë