Dy ushtarakët që u sulmuan sot në Gramsh nga dy rusë (një burrë e një grua) dhe një ukrainas janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata u larguan pas vizitës së Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në spital.
Dy të sulmuarit janë nxjerrë nga një dalje e dytë e toksikologjisë në QSUT, në mënyrë që të shmangnin përballjen me mediat që ishin aty.