Ditën e nesërme hyjmë në një muaj të ri, por edhe në një stinë të re. Që do të thotë se të gjithë jeni të përgatitur për ndryshime temperaturash dhe surpriza nga moti.
1 shtatori parashikohet i kthjellët e gradualisht prej mesditës me dendësim vranësirash në të gjithë vendin. Shi lokal me intensitet të ulët pritet në mesditë e pasdite.
Temperaturat do vazhdojnë të mbeten të njëjta si ditën e sotme, por ato do të surprizojnë të premten me një rënie prej 5 gradësh. Në mesditën e së premtes, në të mbërritur fundjava vendi do të përshkohet nga rreshjet e shiut.
Nga 33 gradë celcius që shënohet maksimumi ditën e sotme, pritet që temperaturat të bien në 28 gradë celcius (maksimalja). Rënia do vazhdojë e lehtë dhe graduale edhe në fundjavë. Fundjava pritet të jetë e kthjellët dhe pa prezencë të reshjeve.