Talebanët e kanë shpallur të mërkurën festë kombëtare dhe kanë ndezur kryeqytetin me drita me ngjyra për të festuar përvjetorin e parë të tërheqjes së trupave të udhëhequra nga SHBA nga Afganistani pas një lufte brutale 20-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, të pa njohur zyrtarisht nga asnjë komb tjetër, sundimtarët e rinj të vendit kanë riimponuar versionin e tyre të ashpër të ligjit që ata thonë se rrjedh nga Islami në vendin e varfër.
Por, pavarësisht nga kufizimet dhe një krizë e thelluar humanitare, shumë afganë thonë se janë të kënaqur që forcat e huaja janë larguar.
“Ne jemi të lumtur që Allahu i ka hequr qafe të pafetë nga vendi ynë dhe është krijuar Emirati Islamik”, citohet të ketë thënën Zalmai, një banor i Kabulit.
Tërheqja e trupave në mesnatën e 31 gushtit filloi vitin e kaluar dhe i dha fund luftës më të gjatë të Amerikës – një pushtim ushtarak që filloi në vazhdën e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Amerikë.
Sipas TRT World, përveç ushtarëve amerikanë dhe të tjerë të huaj, gjatë konfliktit u vranë edhe rreth 66,000 trupa afgane dhe 48,000 civilë.