Tayna dhe Butrint Imeri janë bërë miq të mirë që pas bashkëpunimit të tyre muzikor “Pare”. Së fundmi, dyshja kanë qenë së bashku në një koncert ku kanë mbledhur një numër të madh fansash.
Në një moment Tayna e ka ndërprerë koncertin dhe i ka bërë një surprizë Butrintit. Ajo i ka dhuruar një palë syze pasi ia kishte thyer të tijat në një koncert në Zvicër.
“Veç pak se kam një surprizë për Butrintin. Pasi ia kam thyer syzet në një festival në Zvicër ia kam blerë një palë tjetër”, është shprehur reperja në mes të koncertit.