Blogerja Armina Mevlani nuk ka preferuar të pushojë në Shqipëri këtë verë, por është ‘arratisur’ në Mykonos, në ishullin luksoz të Greqisë.

Vetëm pak javë më parë, partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës tha se në Shqipëri nuk pushon dot pasi çmimet janë trefishuar dhe siç duket sipas Arminës çmimet janë më të arsyeshme në Mykonos, ku kushton 80 mijë euro një shishe verë.

“Këtë vit nuk shkoj dot në vendet që kam pas qenë gjithmonë sepse çmimet janë trefishuar” – tha Armina.

Një tjetër gjë që e shqetësonte blogeren ishin ‘lacat me varëse floriri’, për të cilët thoshte se num mund të ulën në të njëjtin rresht shezlongësh me të. “Paguan 50 euro sikur je në Mykonos dhe e ke me birrën që ngjit akoma nga dje. Më ka ndodhur dhe vetë, ka një disbalancë klasash. Ti shkon për qejf dhe ngjitur të vijnë 8 laca dhe fillojnë me varëse floriri. Ta zgjedhin ata që kanë shezlongat në plazh. Diferencime bëjnë të gjithë,nuk është diskriminim ky, por s’mund të ulen. Vijnë aty lagin njëri-tjetrin dhe të bie shampanja sipër,”- thoshte Armina.

Siç duket, për të eliminuar të gjitha këto ‘pakënaqësi’, blogerja ka zgjedhur ishullin Mykonos. Në një video në ‘Tik Tok’, ajo shihet që shijon pamjen.

“Është verë, sapo ke bërë dush pas një dite plazhi. Shijon pamjen përpara darkës,”- shkruan Armina mbi video.