Nikolo Zaniolo pësoi një dëmtim horror pasditen e djeshme teksa ka nxjerrë shpatullën nga vendi në ndeshjen ku Roma triumfoi minimalisht 1-0 ndaj skuadrës së sapo ngjitur në Serinë A, Kremonezes, e vlefshme për javën e dytë.

Pas ekzaminimeve të kryera, ylli i Romës do të qëndrojë larg fushave të blerta për të paktën 3-4 javë.

Trekuartisti 23-vjeçar do të humbasë ndeshje të rëndësishme me ekipin nga kryeqyteti ato ndaj Juventusit, Monzës, Udinezes, Empolit dhe Atalantës.

Zaniolo me shumë mundësi mund të rikthehet të luajë në sfidën ndaj Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza” më 2 tetor.