Zonja e parë e SHBA ka rezultuar negative nga COVID-19. Jill Biden është karantinuar për 5 ditë, ndërsa zëdhënësja e saj Elizabeth Alexander tha se ka bërë testin dhe ka rezultuar negative.
“Pas izolimit për pesë ditë dhe marrjes së rezultateve negative nga dy teste të njëpasnjëshme të COVID-19, Zonja e Parë do të niset nga Karolina e Jugut për në Delaëare”, tha Alexander në një deklaratë me shkrim.
Zonja e parë rezultoi pozitive me Covid-19 të hënën, ndërsa ajo dhe Presidenti ishin duke pushuar me disa anëtarë të familjes së tyre në ishullin Kiawah, Karolina e Jugut. Pak javë më parë edhe presidenti Joe Bien ishte i infektuar me COVID-19. Presidenti Biden fillimisht rezultoi pozitiv me COVID-19 më 21 korrik. Ai u izolua ndërsa po merrte trajtim. Ai doli negativ më 27 korrik, megjithatë, më 30 korrik ai rezultoi sërish pozitiv me COVID-19 dhe më 7 gusht përfundimisht rezultoi negativ.