Pak javë më parë Granit Cana u kap mat në momente pasionante me një zeshkane në pishinë. Mirëpo, i pyetur për jetën e tij sentimentale, ish-banori i ‘Big Brother VIP’ nuk ka preferuar të përgjigjet qartë.

Ai ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram ku është pyetur nëse ka të dashur dhe përgjigja ishte: “Shh jo po beqar si loti”.

I pyetur nga ndjekësit se përse nuk e ka ftuar Fifin në lokalin e tij Graniti shkruan se “është përkujdesur të ftojë gjithmonë artistë që janë on top” duke nënkuptuar se Fifi nuk është njëra prej tyre.