Carlo Ancelotti është shpallur sot nga UEFA si fituesi i çmimit të “Trajnerit të vitit”, pasi ia doli që të udhëhiqte Real Madrid me përmbysje të jashtëzakonshme drejt fitores së Ligës së Kampioneve. Ai mposhti Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolën, të cilët i kishte përballë edhe gjatë ecurisë fantastike të skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve gjatë edicionit të kaluar.
“Çfarë mbrëmje sot! E kam thënë shpesh gjatë edicionit të kaluar. Fillimisht duhet të falënderoj Arrigo Sachin i cili ka qenë një mësues fantastik në fillimin e karrierës.
Duhet të falënderoj shumë njerëz, lojtarët, klubin, stafin, mbështetësit tanë për netët tona të mahnitshme në “Santiago Bernabeu”. Falënderoj presidentin që më dha mundësinë të kthehem në Madrid, familjen, gruan që më dha hapësirë që të bëj punën time.
Formula e suksesit tim? Pikë së pari pasioni që kam për këtë sport. Pastaj është cilësia e lojtarëve që duhet të menaxhosh. Sezoni i kaluar ishte special se në dhomat e zhveshjes kishte kombinim fantastik mes eksperiencës dhe shpërthimit të të rinjve. Pastaj lidhja në stadium me mbështetësit që na ndihmoi të sigurojmë një arritje fantastike.
Benzema? Jemi mahnitur nga paraqitjet e Karim. Ai nuk është vetëm sulmues, është një futbollist fanatastik, luan shumë, shumë mirë. E mbështet me një sjellje të shkëlqyer ditë pas ditë. Këtë vit përmirësoi njohurinë, e njeh mirë lojën, si të menaxhojë kohën e ndeshjes.
Pastaj është lidershpi i tij, është një lider i fortë në dhomën e zhveshjeve. Por nuk ëhstë kjo arsyeja pse luan, ai luan se është më i miri. Ne jemi me fat që e kemi Karim, çdokush te Reali e mendon, futbolli është me fat që sheh Karim të luajë”, tha ndër të tjera Ançeloti pasi mori trofeun.
Ndërkohë, Sarina Ueigman e cila drejtoi përfaqësuesen e Anglisë për femra në fitoren e Euro 2022, u shpall fitueseve e kategorisë së “Trajnerit të vitit” në futbollin e femrave.