Carlo Ancelotti ka fituar gjithçka në karrierë, tituj pafund, trofe personal, gjithçka mund të fitoj një trajner.
Tekniku i famshëm italian ka nisur prej kohësh të mendoj pensionin, ndërsa në një intervistë për ‘Il Messaggero’ ka bërë një premtim, një vendim që sipas tij është i pakthyeshëm.
“Aventura ime te Real Madrid do të jetë e fundit në karrierë. Pasi ta mbyll me Real Madrid do të tërhiqem. Real Madrid është maja e futbollit, ka kuptim ti jap fund karrierës pas kësaj eksperience.
24 tituj në karrierë? E vërteta është se këto llogari nuk kanë rëndësi për mua. Me siguri do ti bëj këto llogari kur të dalë në pension”, theksoi ndër të tjera Ancelotti i cili u shpreh i bindur se Karim Benzema do të fitojë “Topin e Artë”.