Pushimet luksoze të familjes Beckham në Florida mund të sjellin telashe të mëdha për çiftin Victoria dhe David.
Shkak për këtë është vajza e tyre e vogël Harper Beckham.
Teksa dyshja e njohur po shijonte një pije në kuvertën e jahti luksoz me djalin e tyre, Romeo paparacët kanë fotografuar 11 vjeçaren duke ngarë një jet-ski.
Ligjet e shtetit amerikan ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg.
Harper mbante veshur një jelek shpëtimi dhe ishte e shoqëruar nga një grua në moshë madhore.
Pak më vonë, i njëjti jet-ski u përmbys me katër persona në bord. Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski.
Një zëdhënës i Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha: “Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike. Është shumë e thjeshtë, ligji e ndalon”.
The Beckhams family album: A look back on David and Victoria’s 21 years of marriage | London Evening Standard | Evening Standard
Më herët gjatë një interviste me Vogue Australia, ish-anëtarja e Spice Girls foli për përvojën e saj si prind gjatë rritjes së Harper.
Ndërsa diskutoi se si ka shpërthyer ekspozimi i tepruar i trupit në mediat sociale, Victoria shprehu shqetësimin e saj se si kjo mund të ndikojë në vajzën e saj një ditë.
“Harper nuk është në mediat sociale, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi ende për këtë. Por duke parë se sa mizorë mund të jenë njerëzit, po, me të vërtetë më shqetëson mua”, tha ajo.
Ajo vuri në dukje se Harper është “në atë moshë ku trupi i saj do të fillojë të ndryshojë, por ka të bëjë me sigurimin që ne të komunikojmë shumë si familje dhe ajo e rrethon veten me miq të mirë. Por është shumë e frikshme, nuk mund të gënjej. .”