Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke shijuar pushimet në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Ndërsa ajo është shfaqur një ditë më parë në një tavolinë me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Në videon, e cila është publikuar nga vetë këngëtarja shihet kryediplomatja amerikane teksa shijon koktej në një tavolinë së bashku me Dua Lipën.

Të pranishmit janë duke u argëtuar e duke kënduar këngën “E dehur jam” të Nexhmije Pagarushës.