Një studio televizive ku transmetohej një emision në kanalin TV100 në Turqi është shndërruar në arenë boksi. Panelistët përfunduan duke dhunuar njëri-tjetrin me grushte, ndërsa i pranishëm ishte dhe një deputet i cili dhunoi një gazetar.

Incidenti ndodhi në emisionin ku po diskutohej për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi dhe të ardhmen politike të liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet gjithashtu në burg pa një akuzë konkrete.

“Policia dhe shteti na përkasin neve”, u shpreh deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt.

Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte së thëni këto gjëra dhe në atë moment deputeti nacionalist iu drejtua me ton kërcënues në drejtim të tij.