Çavi ka nisur punë për të spastruar lojtarët të cilët nuk i do më në skuadër nga Barcelona, që të mund të rregullojë bilancet për të federuar futbollistët që ka transferuar këtë merkato.

Së fundmi, radhën e ka pasur portieri brazilian, Neto. 33-vjeçari prej kohësh ishte në listën e lojtarëve që do të largoheshin nga Katalunja dhe duket se ai do të nisë një aventurë të re në Angli

Braziliani ka firmosur një kontratë një-vjeçare me skuadrën e sapongjitur në Premier Ligë, Burnemuthin dhe do të bashkohet menjëherë me ekipin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AFC Bournemouth (@officialafcb)