Dje u bë edhe zyrtare që Casemiro do të largohet nga Real Madridi dhe do t’i bashkohet Manchester Unitedit në Premierligë.

Casemiro kaloi vitet më të mira të karrierës te Real Madridi, duke i fituar pesë liga të Kampionëve.

Ndërkohë, tani ka ardhur edhe reagimi nga Casemiro pas largimit nga “Santiago Bernabeu”.

“Kam jetuar historinë më të mrekullueshme që kam menduar ndonjëherë. Shpresoj të kthehem një ditë aty ku do të jetë gjithmonë shtëpia ime. As në një mijë jetë nuk do të mund t’ia kthej Real Madrid C.F. dhe Madridismo të gjitha ato që më ke dhënë. Përgjithmonë… Forca Madrid!”, shkroi Casemiro në faqen e tij zyrtare në Facebook.