Mesfushori i Romës, Georginio Wijnaldum nuk do të operojë fibulën e këmbës së majtë dhe mund të kthehet në aksion në janar, shkruajnë mediat në Itali La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com raporton që mesfushori ka vendosur kundër operimit, pasi që është diagnostifikuar me një frakturë në fibulë javën e kaluar.

Vendimi ishte marrë në mëngjes pas konsultave që ka bërë ai me Romën, PSG-në dhe mjekët e holandezit. Wijnaldum, sigurt do ta humbasë Botërorin dhe mund të kthehet në aksion në janar kur rifillon pjesa e dytë e sezonit pas Katar 2022.

Wijnaldum i është bashkuar Romës në huazim nga PSG këtë verë. Giallorossi e kanë opsionin për ta blerë atë në fund të këtij sezoni. Roma është në kërkim të një mesfushori qendror që do ta zëvendësonte ishte lojtarin e Liverpoolit.

Wijnaldum ka luajtur 12 minuta në Serie A para lëndimit të tij. Ai luajti si zëvendësues në ndeshjen e parë të sezonit, të cilën Roma e fitoi si mysafire e Salernitanas.