Nëse supozojmë se çdo shenjë horoskopi ka karakteristikat e tij, atëherë mund të besojmë se disa kanë më shumë fat se të tjerët. Shenja më pafat e horoskopit konsiderohet akrepi, ndërsa më shumë fat ka shigjetari. Ndaj nëse i përkisni kësaj të fundit, duhet të ndiheni me fat.

Akrepi: Planeti i tij sundues është Plutoni, i cili shoqërohet me tragjedi dhe ngjarje traumatike të jetës. Megjithatë, Akrepat kanë një ‘talent’ unik për të përfituar nga sfidat dhe vështirësitë dhe për të mësuar prej tyre, duke e shndërruar kështu ‘një ngjarje të keqe’ në fat.

Shigjetari: Me Jupiterin si planetin e tij sundues, të lidhur me fatin e mirë, bujarinë dhe bollëkun, jeta për Shigjetarin është ‘plot thesare’, përvoja dhe aventura të paçmueshme. Natyra e tij kureshtare kombinohet me optimizmin dhe mendimin pozitiv, pasi ai priret të shohë anën e mirë në gjithçka që ndodh.

Pjesa tjetër e shenjave, nga më me fat te më i pafati, janë si më poshtë:

Bricjapi
Luani
Demi
Peshqit
Peshorja
Ujori
Dashi
Binjakët
Virgjeresha
Gaforrja