Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për një sulm të “egër” rus, tre ditë para ditës së pavarësisë së Ukrainës ( 24 gusht).
Zelensky është shprehur i shqetësuar se Rusia mund të tentojë të prishë festimet e ditës së Pavarësisë së vendit, teksa ka paralajmëruar bashkatdhetarët e tij që të jenë vigjilentë ndaj një sulmi të egër rus.
“Putini mund të provojë diçka të shëmtuar para ditës së pavarësisë’, citohet tu ketë thënë Zelensky qytetarëve ukrainas, shkruan The Gurdian.
“Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka të shëmtuar dhe të egër”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij.