Tirana është duke kërkuar për sulmues.

Gazeta zbulon se njëri prej tyre është 21-vjeçari Emiliano Bullari, i dalë nga akademia e Olimpiakosit dhe që së fundi ka qenë pjesë e Atromitos në Greqi dhe Notingem Forest U-23 në Angli.

Menaxheri i lojtarit është kontaktuar nëse mund të pranojë të bëhet pjesë e bardhebluve, por nga klubi Tirana nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar.

Sidrit Guri nga ana tjetër është kontaktuar nga bardheblutë, për të qenë pjesë e Tiranës.

Gjithsesi, diskutimet janë ngrirë sepse Guri kërkon të luajë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, skuadra ka kohë që kërkon të plotësohet, sepse i ka ikur gjysma e formacionit kampion.

Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira. Plus këtu, edhe Enur Totre që iku pas Europës.