Juventusi duket se është kompletuar këtë merkato, duke konfirmuar dhe transferimin e Arkaduizh Milik dhe tani pret vetëm argjentinasin, Paredes.
Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar polakun, një ditë pas kryerjes së vizitave mjekësore.
Milik ishte një zgjedhje e dytë për Juventusin, pasi i preferuari i drejtuesve në fillim ishte Depaji, por problemet që u hasën me holandezin, bën që i zgjedhuri i “Zonjës” të ishte Milik, i cili do të jetë zëvendësuesi i Vlahoviç.