Interi ka konfirmuar që Romelo Lukaku do të mungojë në derbin e Milanit të shtunën për shkak të një lëndimi në ije, i cili do të shikohet edhe njëherë javën e ardhshme
Futbollisti i huazuar nga Chelsea, luajti në tri ndeshjet e para të Serie A, por u detyrua të dalë nga stërvitja të dielën pasi pësoi një lëndim në ije. 28 vjeçari ka bërë sot ekzaminimet mjekësore në klinikën e Rozzano Humanitas.
Interi me anë të një deklarate zyrtare ka theksuar së ai ka lënduar muskulin e mesëm të ijës së tij të majtë. “Gjendja e tij do të shikohet javën e ardhshme”, kanë shkruar Zikaltërit.
Interi pret Cremonese në stadiumin Guiseppe Meazza nesër para se të përballët me Milanin në San Siro të shtunën.
Sulmuesi belg pritet që të humbet edhe ndeshjen e parë të Interit në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut javën e ardhshme.
Interi do të luajë gjashtë ndeshje, katër në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve deri në pushimin e ndeshjeve të Kombëtarëve.
Simone Inzaghi shpreson që Lukaku të kthehet në fushë në ndeshjen e parë pas pushimit kundër Romës më 4 tetor, por për këtë ai do të njoftohet javën e ardhshme ku Lukaku do të bëjë edhe një kontroll mjekësor.
Edin Dzeko pritet ta zëvendësojë atë në sulmin e Interit në këto ndeshje.