Nga Ylli Pata
Kështu po thonë njerëz afër Ilir Metës dhe Sali Berishës. Kush prek Irfanin na ka prekur ne. Po kush është Irfani? Ai është një biznesmen, një sipërmarrës që është edhe botues. i cili këto ditë ka arritur të sigurojë mbështetje nga politikanë edhe njerëz të paneleve të darkës.
Madje këtu ka pasur edhe raste që quhen si mrekulli, ku njerëz që dikur janë përplasur keq sot janë në një linjë. Si Bushati e Peza përshembull, e këtu nuk ka asgjë të keqe.
Secili ma mendimin e tij. Madje, Pezës e Bushatit i është bashkuar edhe Mentor Nazarko, çka duket se kemi të bëjmë me një triologji intelektuale të një farë niveli. E kjo triologji bëhet pentalogji kur i bashkohet Zheji dhe Peka, e kjo të kujton vitin 2002 kur tifozët e Brazilit festonin fitoren e trofeut të pestë botëror.
Megjithatë, Shqipëria vuan një agresion qeveritar ndaj medias, pasi kryeministri ka urdhëruar që Nevs 24 t’i prishë pishinën. Siç e thanë drejtorët e kësaj media kemi të bëjmë me një veprim të rëndë, shumë të rëndë. E pasi u prish pishina me aksesorët e vet, ku turistët e mërzitur u larguan me vrap, të nesërmen, ai resort turistik nuk do të ketë më turistë.
Po kur të ikin turistët, kamerat do të shkojnë tek studio ku mediat e Irfanit kanë një kontratë me qeverinë. Po a ka qenë Irfan Hysenbelliu Tani Topit qoftë edhe për një ditë, meqë ra fjala për përplasjen e famshme për ambjentet, kur në 2006, qeveria e PD i kërkoi Top Channel të largohet nga Piramida dhe Ekspozita?
Asnjëherë, mediat e Hysenbelliut nuk e kanë bërë as në logjikën editorial as të investimeve atë që ka bërë Tani i Topit, i cili ishte një media në thelb e njerëzve dhe opozitare. A mund ta bëjë tani? Do të ishte shumë mirë? Por kjo nuk bëhet duke dhënë live vetëm aktivitetet e PL-së…