Policia ka ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se kontrollet po bëhen në hyrjet dhe daljet e qytetit.
Në shënjestër të uniformave blu janë makinat me xhamat e zinj për të bërë të mundur kapjen e personave në kërkim apo atyre që lëvizin me armë zjarri në makinë.
Gjithashtu mësohet se po punohet për kapjen e personave që lëvizin me lëndë narkotike.