Të gjithë te Real Madrid janë në ankth, pasi mbrëmjen e së martës sulmuesi kryesor i “Los Blancos”, Karim Benzema u dëmtua në gju dhe u detyrua të linte fushën e lojës vetëm pas 30 minutave ndeshje kundër Celtic në Glasgoë.
Francezi nuk ka mundur të vazhdojë të luajë për shkak të dhimbjeve dhe është dashur të kërkojë ndryshimin.Tani, të gjithë në Madrid janë në pritje të përfundimit të vizitave për të zbuluar shkallën e dëmtimit të sulmuesit.Francezi shkoi në Ciudad Deportiva de Valdebebas për t’iu nënshtruar testeve dhe për të zbuluar kohëzgjatjen që duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë.Sipas raportimeve nga Spanja, skanimet e para kanë përjashtuar si mundësi që menisku i gjurit të tij të jetë i prekur, ndaj në parim dëmtimi nuk duhet të jetë shumë serioz.Megjithatë tashmë duhet pritur i gjithë raporti mjekësor dhe për momentin, ajo që duket qartë është se Benzema nuk do të jetë në ndeshjen kundër Mallorca-s në javën e pestë të La Ligas.