Një nga talentet më të mëdhenj në futbollin turk ka varur këpucët.
Në moshën 35-vjeçare, Arda Turan i thotë lamtumirë futbollit aktiv.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe i Atletico Madid kishte mbetur pa ekip pas përfundimit të kontratës së tij me Galatasaray, klubi në të cilin ai u rrit dhe që fitoi eksperiencën e duhur.
Arda Turan pati një aventurë të dështuar te Barcelona dhe nga ai moment, karriera e tij e mori tatëpjetën.