Pas 24 orësh ku qëndroi në Katedralen e Shën Giles, në Skoci, arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II po transportohet drejt Pallatit Buckingham.
Avioni ushtarak që mban arkivolin e Mbretëreshës tani është në fluturim dhe do të zbarkojë në Northolt, në perëndim të Londrës, për rreth një orë. Ndërkohë që arkivoli i monarkes pritet të mbërrijë në Buckingham, qindra njerëz po i drejtohen zonës jashtë Pallatit.