Përveç momenteve të bukura dhe emocionuese të dasmës së saj, Armina Mevlani është ndalur edhe tek kritikat dhe vërejtjet që ajo ka marrë. Të gjitha këto detaje ajo i rrëfeu në emisionin e saj, “Goca dhe Gra”…

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot Se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave”, tha Armina. “Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Valdrini ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”, tregoi nusja e ish-kryeministrit Berisha.