Një damsë e realizuar me çdo detaj dhe plot surpriza por një ndër më të bukurat do të veçojmë fjalimin e vjehrrit të blogeres, ish-kryeministrit Sali Berisha. Përgjatë emisionit “Goca dhe Gra” u shfaqën disa pamje eksluzive nga dasma dhe Armina u emocionua. Moderatorja theksoi se fjalimi i vjehrrit të saj ishte nga surprizat më të bukura të mbrëmjes. Përgjatë fjalimit, Berisha tha në formë shakaje se Armina i kishte vjedhur audiencën. Përsa i përket djalit të tij, Shkëlzenit, doktori u shpreh se një ndër arritjet e tij më të mëdha është vetë Armina.
Pjesë nga biseda:
Dalina Buzi: Doja të thoja vetëm diçka nga pjesa kur u nxor fjalimi i Berishës, kjo nuk ishte pjesa më e bukur për mendimin tim. Fjalimi i Berishës ishte një nga gjërat më të bukura të asaj dasme, kishte aq humor sa kemi qeshur të gjithë. Pjesa më e bukur ishte kur ai tha disa të mira të Shkelzenit dhe tha “Arritja më e madhe e djalit tim është Armina Mevlani”.
Armina Mevlani: Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje.