Si fillim një lajm i mirë për të gjithë. Ardhja e tetorit sjell gjithashtu fundin e prapavijave për 3 planete! Që do të thotë se gjërat do t’i rikthehen normalitetit, nuk do të humbisni më sende, nuk do të keqkuptoheni më për një fjalë dhe më në fund – mund të firmosni kontrata e marrëveshje! Eshtë gjithashtu një super muaj për fillime të reja dhe ndonëse do ta ndjeni të gjithë energjinë e mirë të muajit që vjen, në veçanti 4 prej tyre do të kenë shansin të qartësohen 100% emocionalisht dhe mendërisht!
1. Dashi
Tetori për ju do të jetë si qetësia para stuhisë! Një muaj i mirë për t’ju dedikuar marrëdhënieve romantike apo njohjeve të reja. Përfshijeni më shumë zemrën në vendimarrjet tuaja dhe shënoni pak datën 9 tetor në kalendar. Hëna e plotë do ta ndriçojë jetën tuaj dashurore!
2. Peshorja
Nuk është surprizues fakti që këtë muaj do të ndiheni shumë me këmbë në tokë dhe të ekuilibruar. 22 tetori është datë për t’u mbajtur mend pasi do të ndjeni papritur një rritje të vetëbesimit dhe energjisë sensuale. Ky muaj do t’ju bëjë të shihni të bukurën edhe tek gjërat më të zakonshme
3. Akrepi
Mund të përballeni me ngjarje të papritura, por mos u shqetësoni. Afërdita do t’ju ndihmojë të lidheni më shumë me çështjet afër zemrës, ndërsa Mërkuri i sapo kthyer nga prapavija, do t’ju japë qartësi dhe fokus për situatat e paqarta që ju kanë konfuzuar përgjatë vitit.
4. Peshqit
Tetor për ju do të thotë “të lini pas krahëve gjithë çfarë ka ndodhur” dhe t’i jepni formë një perspektive të re. Veçanërsisht në 28 tetor do të ndiheni të hapur mendërisht dhe gjëra më të mëdha dhe më interesante do të shfaqen në rrugën tuaj.