Në vitin 2021 është parandaluar një tentativë për të vrarë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Lajmi është konfirmuar nga Kryeministria e Kosovës pasi fillimisht disa lajme qarkulluan në media. Ka qenë Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ajo e cila ka zbuluar planin për të vrarë Kurtin dhe dy persona të tjerë në Kosovë, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet. I dyshuari kryesor ka qenë një shqiptar nga Shqipëria, Prek Kodra.Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar sot për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Sipas njoftimit institucionet e sigurisë në Kosovë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e qeverisë së Kosovë.Kujtojmë se në dokumentin epublikuar sot thuhet se sipas Policisë Shqiptare, Prek Kodra ishte person me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muaj dhe qëllimi destabilizimi i Kosovës.